Arrestohen personat e dyshuar për sulmin në kishën e Kajros
Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për shpërthimin e bombës në kishën e Kajros.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, të hënën në ceremoninë mortore për viktimat e shpërthimit afër kishës në Egjipt, deklaroi se forcat e sigurisë së Egjiptit kanë arrestuar tre burra dhe një grua të cilët ishin të lidhur me këtë shpërthim. Al-Sisi ka shtuar se ky shpërthim është kryer nga sulmues 22 vjeçar i quajtur Shafik Mahmud Muhamed Mostafa. Presidenti egjiptian kërkoi zbatimin e masave më të ashpra për të parandaluar sulmet terroriste dhe shtoi se forcat e sigurisë së Egjiptit janë në kërkim të dy personave të tjerë që supozohet se ishin të lidhur me këtë shpërthim. Ndërkohë Jahja Al-Kadvani, anëtar i komitetit për mbrojtje dhe siguri kombëtare në Parlamentin e Egjiptit, të hënën deklaroi se mbështetja financiare e Katarit dhe medieve të këtij vendi ndaj grupeve të armatosura dhe terroriste është bërë shkak për kryerjen e këtij sulmi në kishën e Kajros. Vlen të theksohet se shpërthimi i të dielës në kishën ortodokse "Shën Mark" në Kajro, ka shkaktuar vrarjen e të paktën 27 personave dhe plagosjen e rreth 50 personave të tjerë, ndërsa Qeveria e Egjiptit për këtë arsye ka shpallur tre ditë zi publike.