Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38491-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa rajone në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2016 16:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa rajone në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, avionët sauditë sot kanë sulmuar provincën Saade në veri, Hadida në perëndim dhe Mareb në qendër të Jemenit. Nga këto sulme janë shkaktuar shumë dëme materiale por mbi numrin e viktimave nuk ka asnjë informacion. Në provincën Mareb, avionët luftarakë të Arabisë Saudite thuhet se kanë përdorur bomba fragmentale. Nga ana tjetër ushtria e Jemenit dhe forcat popullore kanë arritur të marrin kontrollin e rajonit strategjik Xhebel Aleksad të provincës Bidha, pasi kanë vrarë shumë mercenarë të Arabisë Saudite. Gjithashtu ushtria jemenase ka sulmuar disa baza të Arabisë Saudite në kufi dhe ka vrarë disa ushtarakë sauditë. Arabia Saudite ka nisur sulmet kundër Jemenit prej marsit të vitit 2015, duke lënë të vrarë me mijëra civilë të pafajshëm dhe shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi.