Aleppo çlirohet tërësisht, vazhdon lufta psikologjike e perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38503-aleppo_çlirohet_tërësisht_vazhdon_lufta_psikologjike_e_perëndimit
Qyteti Aleppo në veri të Sirisë, pas pesë viteve u çlirua tërësisht nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2016 02:37 Europe/Tirane
  • Aleppo çlirohet tërësisht, vazhdon lufta psikologjike e perëndimit

Qyteti Aleppo në veri të Sirisë, pas pesë viteve u çlirua tërësisht nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se pas çlirimit tërësisht të qytetit Aleppo nga pushtimi i terroristëve, banorët e këtij qyteti të martën kanë dalë në rrugët për të festuar fitoren e ushtrisë siriane kundër terroristëve dhe kanë uruar njëri-tjetrin me rastin e kësaj fitore të madhe. Ushtria e Sirisë dy ditë më parë ka theksuar se së shpejti do të çlirohet tërësisht i Aleppo që konsiderohej baza më e rëndësishme e grupeve terroriste. Gjatë javëve të fundit kur terroristët pësuan humbje të mëdha në Aleppo, mbështetësit e tyre me organizimin e mbledhjeve dhe takimeve të ndryshme janë munduar të ndalin operacionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në lindje të Aleppos. Me çlirimin e plotë të Aleppos, aktualisht vetëm disa rajone të provincës Dejrul-Zur në lindje dhe Raka në veri të Sirisë akoma ndodhen nën pushtimin e grupeve terroriste dhe pritet që pas çlirimit të Aleppos, ushtria siriane do të përqendrojë forcat e saj në çlirimin e këtyre rajoneve. Fronti perëndimor mbështetës i terroristëve në Siri, të martën në mbrëmje pas çlirimit të qytetit Aleppo nga pushtimi i terroristëve, ka filluar një luftë të gjerë psikologjike kundër Qeverisë dhe ushtrisë së Sirisë. Francois De Later, përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, në mbledhjen urgjente të KS të OKB për të shqyrtuar situatën në Aleppo pas çlirimit të këtij qyteti e cila u organizua me kërkesën e Anglisë dhe Francës, pretendoi: "Në kohën kur ne po bisedojmë këtu, në Aleppo janë duke ndodhur skenarët më të këqij". Samanta Power, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, gjithashtu pretendoi se Qeveria e Sirisë, Rusia dhe Irani janë përgjegjës të asaj që OKB e ka përshkruar "Shfarosje e plotë e njerëzimit në Aleppo". Përfaqësuesi i Anglisë në OKB ka thënë se sot ishte një ditë e zezë për banorët e Alepos dhe pretendoi: "Forcat e ushtrisë së Sirisë edhe një herë kanë krijuar egërsi dhe nga rrethimi kanë kaluar në vrasje masive". Mirëpo shtabi i ushtrisë së Sirisë për çështje informative të luftës të martën ka hedhur poshtë dhe ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve për ekzekutimin me vrasje në masë në zonat lindore të Aleppos gjatë avancimeve të forcave ushtarake të Sirisë. Shtabi i ushtrisë së Sirisë për çështje informative të luftës ka deklaruar se publikimi i lajmeve në kanalet televizive satelitore dhe në faqet informative mbështetëse të grupeve të armatosura dhe terroriste për ekzekutimet me vrasje në masë të civilëve në qytetin Aleppo nga ana e forcave të ushtrisë siriane, bëhet vetëm me qëllim të tërheqjes së vëmendjes ndërkombëtare.