Deklarata qesharake e mbretit të Arabisë Saudite në lidhje me Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38554-deklarata_qesharake_e_mbretit_të_arabisë_saudite_në_lidhje_me_jemenin
Kur kanë kaluar  21 muaj nga fillimi i agresionit cnjerëzor të Arabisë Saudite kundër jemenit, me qëllim të rikthimit në pushtet të presidentit të dorëhequr Mansur Hadi, mbreti i Arabisë Saudite në një deklaratë qesharake, pretendoi se Riadi nuk synon të ndërhyjë në punët e brendshme të Jemenit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2016 20:50 Europe/Tirane
  • Deklarata qesharake e mbretit të Arabisë Saudite në lidhje me Jemenin

Kur kanë kaluar  21 muaj nga fillimi i agresionit cnjerëzor të Arabisë Saudite kundër jemenit, me qëllim të rikthimit në pushtet të presidentit të dorëhequr Mansur Hadi, mbreti i Arabisë Saudite në një deklaratë qesharake, pretendoi se Riadi nuk synon të ndërhyjë në punët e brendshme të Jemenit.

Selman ben Abulaziz duke folur në Riad, deklaroi se siguria e Jemenit është pjesë e sigurisë së Arabisë Saudite dhe shtoi se Arabia Saudite do të përballet me cdo rrymë ektsremiste dhe me ata që devijojnë fenë dhe ky vend përkrah cdo rrugëzgjidhje politike për krizën në Jemen dhe për krizat e tjera në rajon. Mbreti saudit pretendoi se Arabia Saudite në bashkëpunim me BN po përpiqet për vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë. Të tilla deklarata bëhen në një kohë kur agresioni 21 mujor i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka shkaktuar mbi 10 mijë të vrarë, shumica gra dhe fëmijë, dhjetëra mijëra të plagosur, miliona të shpërngulur dhe shkatërrimin e plotë të infrastrukturës së këtij vendi.