Shefi i Mosad akuzohet për korrupsion
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38596-shefi_i_mosad_akuzohet_për_korrupsion
Josi Kohen, drejtori i shërbimit informativ izraelit (Mosad), dyshohet për korrupsion për marrjen e dhuratave nga Jamed Packer, miliarder australian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 15:23 Europe/Tirane
  • Shefi i Mosad akuzohet për korrupsion

Josi Kohen, drejtori i shërbimit informativ izraelit (Mosad), dyshohet për korrupsion për marrjen e dhuratave nga Jamed Packer, miliarder australian.

Komisioni për shërbime të administratorëve publikë izraelitë në Kneset,  është duke hetuar dosjen e shefit të Mosadit si i dyshuar për korrupsion financiar.Sipas këtij komisioni, Kohen në periudhën 2013-2015 ka pranuar dhurata të ndryshme nga Parker dhe me harxhimet e kryera nga ky i fundit, ka kryer shumë udhëtime turistike si dhe ka qëndruar nëpër hotelet më luksoze të Parker në Tel Aviv duke mos paguar për këto shërbime. Po ashtu edhe televizioni 10 izraelit të mërkurën ka njoftuar se Kohen ka qëndruar nëpër hotelet e Parket në Tel Aviv pa paguar për shërbimet hotelerike.