Hezbollahu i Libanit, krenar për çlirimin e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38605-hezbollahu_i_libanit_krenar_për_çlirimin_e_alepos
Anëtari i Këshillit Qendror të Hezbollahut të Libanit deklaroi se kjo lëvizje është krenare që ka kontribuar për çlirimin e qytetit Alepo nga zgjedha e grupeve terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 12:40 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i Libanit, krenar për çlirimin e Alepos

Anëtari i Këshillit Qendror të Hezbollahut të Libanit deklaroi se kjo lëvizje është krenare që ka kontribuar për çlirimin e qytetit Alepo nga zgjedha e grupeve terroriste.

Khizr Nuredin, anëtar i Këshillit Qendror të Hezbollahut të Libanit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, tha se vendet perëndimore, duke krijuar grupet terroriste në rajon, synonin të realizonin planet e tyre në Azinë Perëndimore, por fitoret e frontit të rezistencës bënë që këto komplote të dështojnë. Ai tha se rrethanat në Azinë Perëndimore kanë ndryshuar në favor të boshtit të rezistencës, ndërsa Perëndimi dhe aleatët e tij në rajon janë detyruar të tërhiqen. Sidoqoftë, ky anëtar i Këshillit Qendror të Hezbollahut të Libanit theksoi se çlirimi i Alepos nuk do të thotë se lufta kundër terroristëve në Siri ka përfunduar.