Siria dërgon letër protestuese në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38623-siria_dërgon_letër_protestuese_në_ks_të_okb
Ministria e jashtme e Sirisë me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të KS të OKB, ka protestuar ndaj disa vendeve perëndimore dhe aleatëve të tyre të rajonit për mbështetjen që ata u japin terroristëve në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 14:25 Europe/Tirane
  • Siria dërgon letër protestuese në KS të OKB

Ministria e jashtme e Sirisë me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të KS të OKB, ka protestuar ndaj disa vendeve perëndimore dhe aleatëve të tyre të rajonit për mbështetjen që ata u japin terroristëve në Siri.

Në letrën e ministrisë së jashtme të Sirisë thuhet se autoritetet e Francës, Anglisë, Amerikës dhe aleatëve të tyre rajonalë si Arabia Saudite, Turqia dhe Katari kanë nisur të bëjnë kritika kundër OKB me qëllim që të parandalojnë shkatërrimin e terroristëve në Alepo dhe në rajone të tjera të Sirisë. Ministria e jashtme e Sirisë ka thënë se në deklaratat e disa autoriteteve të vendeve perëndimore vihet re mbështetja e tyre për terroristët dhe përpjekja e tyre për të përdorur OKB si mjet për realizimin e interesave të tyre. Me anë të kësaj letre Siria ka kërkuar të dënohen ato vende perëndimore dhe aleatë të tyre rajonalë të cilët kanë dërguar armatime për grupet terroriste dhe janë bërë shkak për vrasjen e grave, fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Siri.