Zmbrapset një sulm i terroristëve në jugperëndim të Alepos
Përpjekja e terroristëve për të organizuar një sulm të gjerë në jug dhe jugperëndim të Alepos, është zmbrapsur sot nga ushtria dhe forcat popullore siriane.
Grupet terroriste, të cilat gjatë ditëve të fundit kishin mbledhur forca dhe pajisje të shumta nga provinca Idlib në perfieritë jugore dhe jugperëndimore të Alepos, sulmuan pozicionet e ushtrisë siriane në Alepo, por u përballën me reagimin e fuqishëm të forcave siriane dhe u detyruan të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. Nga ana tjetër, shtabi informativ i Hezbullahut të Libanit deklaroi se transferimi i terroristëve nga Alepo lindore në rajonin Khan Tuman në jugperëndim të Alepos dhe më pas drejt Idlibit, do të kryhet sot. Nga ana e saj, ushtria ruse bëri të ditur se largimi i terroristëve nga Alepo do të mbikëqyret nga dronët ushtarakë të Rusisë dhe është parashikuar që 4000 terroristë të armatosur të largohen nga pjesa lindore e Alepos.