Mesazh urimi i presidentit sirian për çlirimin e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38689-mesazh_urimi_i_presidentit_sirian_për_çlirimin_e_alepos
Presidenti i Sirisë ka uruar popullin sirian për çlirimin e qytetit Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2016 03:32 Europe/Tirane
  • Mesazh urimi i presidentit sirian për çlirimin e Alepos

Presidenti i Sirisë ka uruar popullin sirian për çlirimin e qytetit Alepo.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Bashar Asad, presidenti i Sirisë, dje përmes një video-mesazhi të transmetuar nëpër rrjetet sociale me rastin e çlirimit të Alepos, ka thënë se kjo fitore është një e arritur historike për popullin sirian. Bashar Asad ka theksuar se ajo çka ndodhi në Alepo (veri të Sirisë), është rezultat i përpjekjeve dhe i bashkëpunimit të të gjithë qytetarëve sirianë dhe me çlirimin e këtij rajoni, nuk kanë ndryshuar vetëm kushtet e Sirisë dhe të rajonit, por të gjitha ekuacionet botërore. Qyteti Alepo në muajt e fundit ishte arenë e luftimeve midis forcave qeveritare dhe grupeve terroriste. Ushtria siriane të martën në mbrëmje ka marrë nën kontroll të plotë këtë qytet.