Mijëra sirianë kthehen në lindje të Alepos
Dhjetor 16, 2016 16:25 Europe/Tirane
Burime ruse të informacionit kanë raportuar sot për kthimin e mbi 7 mijë civilëve sirianë në rajonet e qeta të Alepos.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se me përfundimin e operacioneve ushtarake për çlirimin e rajoneve lindore të qytetit Alepo nga pushtimi i terroristëve, 3 mijë e 56 persona të armatosur janë dorëzuar tek forcat e qeverisë siriane. Njëkohësisht me këtë, një zyrtar rus emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka njoftuar se do të rifillojë procesi i transferimit të të plagosurve nga fshatrat Fue dhe Kofria në provincën Idlib, veriperëndim të Sirisë. Për një gjë këtillë ka rënë dakord edhe grupi terrorist fronti Al Nusra.
Tags