Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të premten kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë sulmuar disa herë rajonet Takhija, Mandabe dhe Thaban në provincën Sa'de në veri të Jemenit. Avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar gjithashtu edhe një rrugë në qytezën Khukha në provincën Hadida ku si pasojë është mbyllur kjo rrugë ndërlidhëse. Nga ana tjetër, forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit në përgjigje ndaj krimeve të sauditëve, kanë sulmuar pozicionet e forcave mercenare të regjimit Al Saud në perëndim të korridorit Taval në Xhizan të Arabisë Saudite. Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar forcat mercenare të Arabisë Saudite edhe në rajonin Xhebel Nabi'e në provincën Taiz në jug të Jemenit.