Tubim në mbështetje të ushtrisë siriane në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38818-tubim_në_mbështetje_të_ushtrisë_siriane_në_alepo
Mijëra qytetarë të Alepos janë tubuar sot në këtë qytet, për të përkrahur ushtrinë siriane për fitoren e saj përballë terroristëve në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 11:41 Europe/Tirane
  • Tubim në mbështetje të ushtrisë siriane në Alepo

Mijëra qytetarë të Alepos janë tubuar sot në këtë qytet, për të përkrahur ushtrinë siriane për fitoren e saj përballë terroristëve në Siri.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, populli i Alepos gjatë këtij tubimi përvese ka shprehur gëzimin për çlirimin e Alepos, kanë falënderuar ushtrinë siriane dhe aleatët e Sirisë dhe shumë pjesëmarrës të këtij tubimi kanë theksuar se jeta në pjesën lindore të Alepos tani është normalizuar. Mesazhi kryesor i këtij tubimi ka qenë përkrahja për ushtrinë siriane përballë grupeve terroriste dhe rindërtimi i qytetit i cili është shkatërruar pothuajse tërësisht nga grupet terroriste. Terroristët të premten janë larguar përfundimisht nga lindja e Alepos, duke shënuar humbjen më të thellë deri më tani përballë ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj.