Situata humanitare në Jemen tema kryesore e takimit të OBI
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38848-situata_humanitare_në_jemen_tema_kryesore_e_takimit_të_obi
Organizata e Bashkëpunimit Islamik do të organizojë një takim në selinë e saj në Xhida në Arabisë saudite, ku tema kryesore do të jetë shqyrtimi i situatës humanitare në Jemen dhe zhvillimet në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 16:56 Europe/Tirane
  • Situata humanitare në Jemen tema kryesore e takimit të OBI

Organizata e Bashkëpunimit Islamik do të organizojë një takim në selinë e saj në Xhida në Arabisë saudite, ku tema kryesore do të jetë shqyrtimi i situatës humanitare në Jemen dhe zhvillimet në këtë vend.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta saudite Akadh, e cila shton se ky takim do të zhvillohet nesër në Xhida në bashkëpunim me koordinatorin e çështjeve humanitare të OKB. Qëllimi kryesor është diskutimi i rrugësve për dërgimin e ndihmave emergjente humanitare për popullin e Jemenit, i cili po kalon një krizë tragjike humanitare  dhe në kushtet kur mbi 500 mijë fëmijë jemenas kërcënohen nga uria dhe vdekja. Kriza humanitare që po kalon aktualisht populli jemenas është pasojë e agresionit ushtarak dhe bllokadës së gjithanshme që i është imponuar Jemenit nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj.