Arabia Saudite bombardon rajonet veriperëndimore të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38875-arabia_saudite_bombardon_rajonet_veriperëndimore_të_jemenit
Avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa herë rajone të ndryshme të provincës Saade në veriperëndim të Jemenit duke shkaktuar dëme të shumta njerëzore dhe materiale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite bombardon rajonet veriperëndimore të Jemenit

Avionët agresorë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa herë rajone të ndryshme të provincës Saade në veriperëndim të Jemenit duke shkaktuar dëme të shumta njerëzore dhe materiale.

Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të jemenit duke ju përgjigjur krimeve të agresorëve sauditë kanë sulmuar me tre raketa një bazë të forcave mercenare saudite në rajonin Kersh në provincën Lehaxh në jug të Jemenit duke vrarë dhjetëra prej tyre. Artileria e ushtrisë jemenase ka bombarduar disa pozicione të mercenarëve sauditë në rajonin Bir Basha në qytetin Taiz. Televizioni Al Mejadin transmetoi sot pamje ku një snajper i ushtrisë jemenase vret dy ushtarë sauditë në bazën ushtarake Abu Dhabre në provinvën Xhizan në jug të Arabisë Saudite.