Drejtori i përgjithshëm i ANEA arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38899-drejtori_i_përgjithshëm_i_anea_arrin_në_teheran
Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka arritur në Teheran për të diskutuar me autoritetet iraniane rreth veprimeve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 03:06 Europe/Tirane
  • Drejtori i përgjithshëm i ANEA arrin në Teheran

Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka arritur në Teheran për të diskutuar me autoritetet iraniane rreth veprimeve të përbashkëta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA, në aeroportin e Teheranit është pritur nga Behruz Kamalvandi, zëdhënës i AEAI. Më herët burime nga ANEA kanë thënë se vizita e Amano në Teheran kryhet pas kontakteve të shumta telefonike të tij me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit. Vizita e kryetarit të ANEA në Iran kryhet pas shumë protestave të Iranit rreth shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës dhe mos zbatimit të angazhimeve të Uashingtonit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Vlen të theksohet se ditë më parë Kongresi amerikan me 99 vota pro ka miratuar shtyrjen e ligjit ISA të sanksioneve kundër Iranit edhe për 10 vitet e ardhshme. Barack Obama ka lejuar shtyrjen e afatit të këtij ligji mirëpo nuk ka nënshkruar ligjin që vë në zbatim sanksionet kundër Iranit. Nga ana tjetër ANEA gjithmonë ka pohuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.