Ushtria e Jemenit u përgjigjet sulmeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39004-ushtria_e_jemenit_u_përgjigjet_sulmeve_të_arabisë_saudite
Në sulmet e ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit, janë vrarë dy ushtarë sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 16:56 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit u përgjigjet sulmeve të Arabisë Saudite

Në sulmet e ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit, janë vrarë dy ushtarë sauditë.

Këta ushtarë janë vrarë në rajonin Saberi, në provincën Al Xhuf në veri të Jemenit. Ndërkohë, sajti jemenas Saba, raportoi se njësitë speciale të ushtrisë dhe të forcave popullore të Jemenit kanë shkatërruar dy tanke të sauditëve në rajonin Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Nga ana tjetër, avionët e regjimit Al Saud edhe sot kanë bombarduar disa herë rajonet e ndryshme të Jemenit, si provincën Saade, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë të pafajshëm jemenas. Edhe qyteti Nehm në provincën Sana, kryeqytet i Jemenit, është bombarduar nga avionët agresorë të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e 15 civilëve jemenas.