Vritet një anëtar i Vëllezërve Myslimanë në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39085
Një nga anëtarët e grupit e quajtur Hasam që varet nga Vëllazëria Myslimane, është vrarë nga forcat e sigurisë së Egjiptit.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 19:59 Europe/Tirane
  • Vritet një anëtar i Vëllezërve Myslimanë në Egjipt

Një nga anëtarët e grupit e quajtur Hasam që varet nga Vëllazëria Myslimane, është vrarë nga forcat e sigurisë së Egjiptit.

Ministria e brendshme e Egjiptit njoftoi sot se forcat egjiptiane të sigurisë sulmuan selinë e grupit Hasam në provincën Xhize në veri të vendit, duke vrarë një prej anëtarëve të këtij grupi dhe duke zbuluar e konfiskuar një sasi të konsiderueshme bombash artizanale dhe lëndë eksplozive. Mësohet se në shkëmbimin e zjarrit është vrarë edhe një pjesëtar i forcave të sigurisë së Egjiptit. Në fillim të muajit dhjetor 2016, shpërthimi i një bombe në qytetin Xhize shkaktoi vdekjen e 6 policëve egjiptianë dhe përgjegjësia për këtë sulm u mor nga grupi Hasam.