Vazhdon bombardimi i Jemenit me bomba fragmentale
(last modified Tue, 20 Dec 2016 11:23:09 GMT )
Dhjetor 20, 2016 12:23 Europe/Tirane
  • Vazhdon bombardimi i Jemenit me bomba fragmentale

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të martën kanë bombarduar me bomba fragmentale rajonin Malahe në provincën Xhuf në veri të Jemenit.

Ahmed Al-Asiri, zëdhënësi i forcave të Arabisë Saudite në Jemen, të hënën në mbrëmje ka pohuar përdorimin e bombave fragmentale gjatë sulmeve ajrore kundër Jemenit. Kanali televiziv Press Tv njoftoi se forcat mercenare saudite të martën kanë sulmuar me raketa dhe artileri vendbanimet civile në rajonin Sirvah të provincës Meareb.

Nga ana tjetër burimet informative nga Jemeni njoftojnë se gjatë luftimeve që janë zhvilluar të hënën në mbrëmje mes forcave jemenase dhe forcave mercenare të Abdu Rabeh Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit, në provincën Taiz në jug të Jemenit. janë vrarë të paktën 22 persona nga të dy palët.  

Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Tags