Xhejshul Fat’h merr përsipër vrasjen e ambasadorit rus në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39277-xhejshul_fat’h_merr_përsipër_vrasjen_e_ambasadorit_rus_në_turqi
Grupi terrorist Xhejshul Fat’h ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 21, 2016 05:03 Europe/Tirane
  • Xhejshul Fat’h merr përsipër vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

Grupi terrorist Xhejshul Fat’h ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.

Me anë të një deklaratë ky grup terrorist ka pretenduar se ambasadori, si shenjë hakmarrje pas disfatës së pësuar në Alepo të Sirisë. Qyteti i Alepos në Siri më në fund pas 5 vitesh u çlirua nga prania e terroristëve më 13 dhjetor. Ambasadori rus në Turqi, ditën e hënë u vra në kohën kur po vizitonte një ekspozitë në Ankara. Policia turke ka njoftuar se polici, Mevlut Mert Altintash, i cili e vrau ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov, ishte pjesëtar i policisë turke. Sipas mediave 22 vjeçari që quhet Mevlut Mert Altintash, ishte oficer i Policisë nga Ankaraja. Andrey Karlov ka vdekur pas plagëve të marra pasi që ndaj tij është qëlluar me armë zjarri gjatë fjalimit që po mbante në një ekspozitë të fotografive në kryeqytetin turk.