Kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Aksa
Kolonët sionistë në mbështetje të forcave të sigurisë së regjimit sionist, përsëri kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Aksa dhe kanë përdhosur ambientet e këtij vendi të shenjtë.
Me dhjetëra kolonë sionist sot në mëngjes me anë të një veprimi provokues, kanë hyrë me dhunën në Xhaminë Aksa dhe kanë ngjallur irritimin e besimtarëve myslimanë që ndodheshin në ambientet e këtij vendi të shenjtë. Kolonët sionist gjatë ditëve të kaluara disa herë kanë hyrë me dhunë dhe kanë përdhosur Xhaminë Aksa. Vlen të theksohet se pasojë e politikave pushtuese të regjimit sionist, Xhamia Aksa u shndërrua në një vend i cili vazhdimisht sulmohet dhe përdhoset nga forcat ushtarake dhe kolonët sionistë me qëllim të shkatërrimit të identitetit islam të saj dhe shndërrimin e simboleve islame dhe të krishtera të saj me simbole çifute.