Vazhdon spastrimi i Alepos nga terroristët
Gjatë ditës së sotme, disa autobusë me terroristë kanë transportuar dhjetëra terroristë nga lindja e Alepos drejt qytetit Idlib.
Deri tani, 110 autobusë kanë marrë pjesë në këtë aksion për transferimin e qindra terroristëve nga Alepo lindore në Idlib. Ndërkohë, terroristët kanë penguar transferimin e banorëve të rajoneve të rrethuara Foe dhe Kejfria nga provinca Idlib në Alepo. Autobusët që transportonin gratë dhe fëmijët e larguar nga Foe dhe Kejfria janë rrethuar nga terroristët në një zonë shkretinore në perëndim të provincës Alepo, po pas ndërhyrjes së forcave të ushtrisë siriane, terroristët janë larguar dhe civilët kanë mundur të hyjnë në qytetin Alepo. Kanali televiziv sirian Al Akhbaria raportoi se njësitë e ushtrisë siriane të mbështetura edhe nga forcat popullore, kanë sulmuar pjesëtarët e grupit terrorist ISIS në provincën Dejrulzur, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë. Ndërkohë terroristët e ISIS kanë sulmuar qytetin Al Bab në veri të Sirisë, duke vrarë tre ushtarë turq e duke plagosur 17 të tjerë.