Partitë siriane kërkojnë zgjidhjen politike të krizës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39334-partitë_siriane_kërkojnë_zgjidhjen_politike_të_krizës
Aktivistët politikë dhe përfaqësuesit e partive politike siriane gjatë një takimi të zhvilluar në Damask, diskutuan për rrugët e zgjidhjes së krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2016 17:52 Europe/Tirane
  • Partitë siriane kërkojnë zgjidhjen politike të krizës

Aktivistët politikë dhe përfaqësuesit e partive politike siriane gjatë një takimi të zhvilluar në Damask, diskutuan për rrugët e zgjidhjes së krizës në Siri.

Ky takim që u organizua njëkohësisht me festimet e popullit sirian me rastin e çlirimit të Alepos, e vuri theksin në organizimin e zgjedhjeve të lira e transparente dhe në përpilimin e një programi të qartë për të ardhmen e Sirisë. Maher Merhaxh, sekretar i përgjithshëm i partisë kombëtare të të rinjve të Sirisë, theksoi se qëllimi ynë është organizimi i një dialogu mbarëkombëtare me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike për arritjen e një marrëveshje për të ardhmen e Sirisë. Tarek Al Ahmed, anëtar i lartë i partisë socialiste të Sirisë, tha se Amerika dhe aleatët e saj që përbëjnë të ashtuquajturin ‘grupin e miqve të Sirisë’, tashmë janë përfshirë nga konfuzioni dhe nuk pritet asnjë ndihmë prej tyre.