Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39391-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Gjatë sulmeve të avionëve të regjimit Al Saud në qytetet Sana, Hadidah dhe Sa'de në Jemen janë vrarë të paktën dy fëmijë dhe janë plagosa disa persona të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 04:10 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Gjatë sulmeve të avionëve të regjimit Al Saud në qytetet Sana, Hadidah dhe Sa'de në Jemen janë vrarë të paktën dy fëmijë dhe janë plagosa disa persona të tjerë.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se regjimi Al Saud gjatë sulmeve në provincën Sa'de ka përdorur bomba fragmentale. Aeroporti në Hadidah dhe ndërtesat në bregdetin e kësaj province perëndimore të Jemenit, janë shkatërruar për shkak të sulmeve saudite. Sana, kryeqyteti i Jemenit, gjithashtu është përfshirë nga sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite. Ndërkohë ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë asgjësuar përpjekjet e ushtarakëve të Arabisë Saudite që tentonin të depërtonin në territorin e Jemenit në korridorin kufitar në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite. Gjatë këtij operacioni janë vrarë shumë ushtarë sauditë dhe mercenarë të regjimit Al Saud. Tre pjesëtarë të forcave saudite janë vrarë në provincën Shabva nga forcat e ushtrisë së Jemenit. Njësiti i artilerisë së ushtrisë së Jemenit ka sulmuar një prej bazave ushtarake të Arabisë Saudite në provincën Xhizan në jugperëndim të këtij vendi ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur disa ushtarë të Arabisë Saudite.