Qyteti Alepo nën kontrollin e plotë të ushtrisë së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39427-qyteti_alepo_nën_kontrollin_e_plotë_të_ushtrisë_së_sirisë
Qendra e ashtuquajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër ka deklaruar se qyteti Alepo në veri të Sirisë ndodhet nën kontrollin e plotë të ushtrisë së Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • Qyteti Alepo nën kontrollin e plotë të ushtrisë së Sirisë

Qendra e ashtuquajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër ka deklaruar se qyteti Alepo në veri të Sirisë ndodhet nën kontrollin e plotë të ushtrisë së Sirisë.

Faqja informative Di Press Syria të enjten ka njoftuar se Qendra e ashtuquajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër ka raportuar se forcat e ushtrisë së Sirisë kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin Alepo, sepse nga ky qytet është larguar edhe grupi i fundit i terroristëve. Qendra e ashtuquajtur "Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri me seli në Londër e cila është e varur nga krahu opozitar, ka deklaruar se vetëm një lagje e vogël në pjesën lindore të Alepos akoma ndodhet nën kontrollin e terroristëve. Ndërkohë një funksionar i OKB në Siri të enjten ka deklaruar automjetet që po transportojnë personat e armatosur dhe terroristët akoma janë duke u larguar nga Alepo nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Qeveria e Sirisë ka deklaruar se nëse terroristët nuk do të shkelin marrëveshjen, procesi i largimit të tyre nga ky qytet do të kryhet të enjten.