Opozitarët nisin një luftë mediatike kundër shtetit sirian
Kur kanë kaluar 10 ditë nga çlirimi i qytetit Alepo nga zgjedha e terroristëve, mediat e varura nga grupet opozitare dhe kundërshtare të qeverisë siriane, janë duke dhënë lajme false dhe jo të vërteta mbi zhvillimet në Siri.
Kanali televiziv anglez në gjuhën ruse ka thënë se policia egjiptian ka arrestuar një regjisor egjiptian i cili ka bërë një dokumentar jo të vërtetë dhe mashtrues mbi gjendjen dhe situatën në Alepo. Gazetari është akuzuar nga policia për publikimin e lajmeve mashtruese. I njëjti kanal thotë se edhe një regjisor norvegjez ka prodhuar një tjetër dokumentar me mashtrime duke përdorur kameramanë dhe artistë me përvojë. Çlirimi i qytetit Alepo është suksese më i madh i qeverisë siriane dhe i aleatëve të saj në 6 vitet e kaluara, pasi kjo fitore ka bërë të mundur dështimin e planeve të kundërshtarëve të shtetit për ndarjen e Sirisë dhe për rrëzimin e presidentit Bashar Asad. Për këtë arsye, kundërshtarët e qeverisë siriane janë duke përdorur median e varur prej tyre për të transmetuar lajme dhe imazhe jo të vërteta me qëllim që të ndikojnë tek opinioni publik. Këto media me metoda të ndryshme mundohen ta paraqesin gjendjen në Alepo si katastrofike. Në kohën kur në qytetit Fua, Kaferia dhe Palmira u bë katastrofë njerëzore për shkak të pranisë së terroristëve, këto media nuk kanë dhënë asnjë lajm mbi gjendjen e njerëzve. Robert Fisek, analist i njohur perëndimor i gazetës Idnipedent shkruan: “Mediat mbështetëse të kundërshtarëve dhe opozitarëve në Siri, sa i përket çlirimit të qytetit Alepo, në vend që të përdorin termin rimarrja e qytetit Alepo përdorin termin “ qyteti Alepo ka rënë në duart e ushtrisë”. Mirëpo sa i përket qytetit Palmira këto media përdorin termin e rimarrjes së qytetit Palmira nga ISIS, ndërkohë që duhet thënë se Palmira ka rënë në duart e ISIS”. Publikimi i pamjeve dhe imazheve jo reale, është një prej detyrave kryesore të mediave profesionale të varur nga kundërshtarët e qeverisë siriane. P.sh. regjisori egjiptian i arrestuar nga policia egjiptiane, duke improvizuar skena të luftës siriane në Egjipt, ato i ka përdorur për të treguar gjoja gjendjen e përkeqësuar të fëmijëve sirianë pas futjes së ushtrisë siriane në Alepo. Ky regjisor filmimin e tij kishte për qëllim ta përhapte në internet dhe rrjetet sociale. Ndërsa regjisori norvegjez kishte përgatitur një dokumentar mbi një djalë hero i cili shpëton motrën e tij nga forcat e ushtrisë siriane. Dokumentari i tij do të transmetohej në internet ndërkohë që në formë muzike ka vendosur thirrjet Allahu Akbar. Filmat e prodhuar nga të tillë regjisorë janë aq shumë të pavërteta saqë në shumë raste, ata përdorin kukullat dhe manekinët për të treguar njerëzit e vrarë në tokë.