Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet turke në Siri
Të paktën 88 civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë, ka njoftuar sot Observatori sirian për të drejtat e njeriout me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.
Ky burim bëri të ditur se sulmet ajrore në qytetin sirian, Al-Bab, kanë filluar dje herët në mëngjes dhe kanë vazhduar edhe sot. Ky grup tha se në mesin e të vrarëve janë së paku 21 fëmijë. Rajoni Al-Bab, që ndodhet afër kufirit të Turqisë, është nën kontrollin e grupit terrorist ISIS. Këto sulme ajrore u bënë derisa ISIS e ka transmetuar një video që i paraqet dy ushtarë turq të zënë rob gjatë ekzekutimit të tyre me djegie. Ankaraja ka shprehur përkushtimin për tu përgjigjur ndaj vrasjes së 16 ushtarëve të tjerë turq nga terroristët e ISIS në rajonin Al- Bab.