Nasrullah: Akuzimi i Islamit për terrorizëm, komplot i Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39568-nasrullah_akuzimi_i_islamit_për_terrorizëm_komplot_i_perëndimit
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se mediat perëndimore për të emëruat grupin terrorist ISIS përdorin termat “shteti islamik”, “grupi ekstremist islamik” dhe “terroristët islamikë” dhe ky veprim është pjesë e komplotit të perëndimit kundër Islamit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 16:37 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Akuzimi i Islamit për terrorizëm, komplot i Perëndimit

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se mediat perëndimore për të emëruat grupin terrorist ISIS përdorin termat “shteti islamik”, “grupi ekstremist islamik” dhe “terroristët islamikë” dhe ky veprim është pjesë e komplotit të perëndimit kundër Islamit.

Sejed Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, duke folur në një ceremoni në Bejrut, tha se asnjëherë në histori, feja islame nuk është përballur me një valë kaq të madhe denigrimi që synon dëmtimin e imazhin të kësaj feje hyjnore. Ai shtoi: “Është detyrë fetare, historike dhe morale e të gjithë muslimanëve që të dënojnë veprimet e ulëta dhe cnjerëzore të takfiristëve dhe të theksojnë se takfiristët dhe veprimet e tyre të urryera nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame.” Duke folur për clirimin e Alepos, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha se lufta në Alepo ishte një nga disfatat më të rënda të planeve të përkrahësve të terrorizmit dhe një fitore e madhe e frontit të rezistencës në luftën kundër terrorizmit, por duhet ruajtur vigjilenca, sepse fitorja në Alepo nuk nënkupton fundin e luftës kundër terrorizmit. Nasrullah denoncoi disa media si Al Arabia, Al Xhazira dhe CNN, të cilat duke publikuar imazhe të fëmijëve jemenas duke vdekur nga uria për shkak të agresionit dhe bllokadës së imponuar nga Arabia Saudite, pretendojnë se ata janë fëmijët e Alepos.