Udhëtimet e vrasësit të ambasadorit të Rusisë në Katar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39580-udhëtimet_e_vrasësit_të_ambasadorit_të_rusisë_në_katar
Në mediet e Turqisë janë publikuar disa lajme të cilat tregojnë se autori i vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, para kryerjes së kësaj vrasje, ka kryer disa udhëtime të programuar në Katar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 02:57 Europe/Tirane
  • Udhëtimet e vrasësit të ambasadorit të Rusisë në Katar

Në mediet e Turqisë janë publikuar disa lajme të cilat tregojnë se autori i vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, para kryerjes së kësaj vrasje, ka kryer disa udhëtime të programuar në Katar.

Faqja informative "Al-Maxhd" e Jordanisë të premten ka njoftuar se Mevlyt Altintash, vrasësi të ambasadorit të Rusisë, pas grusht shtetit të pasuksesshëm të 14 korrikut në Turqi, pesë herë ka udhëtuar në Katar. Në lidhje me qëllimet e këtyre udhëtimeve nuk ekzistojnë kurrfarë informacionesh, por hetimet vazhdojnë. Fikri Ishik, ministri i mbrojtjes së Turqisë, ka deklaruar se autoritetet e Turqisë kanë arritur të identifikojnë faktorët që qëndrojnë prapa vrasjes së Andrei Karlov, ambasadori Rusisë në Turqi. Ministri i mbrojtjes së Turqisë, vrasjen e Andrei Karlov e ka quajtur "veprim terrorist të tmerrshëm" dhe ka thënë: "Autoritetet e këtij vendi të gjitha informacionet të cilët to të mblidhen në lidhje me këtë çështje, do t'i vendosin në dispozicion të Rusisë". Ndërkohë një delegacion i Rusisë ka shkuar në Ankara për të marrë pjesë në procesin e hetimeve të cilat po kryen në lidhje me këtë vrasje. Vlen të theksohet se Ambasadori i Rusisë në Turqi është vrarë të hënën gjatë vizitës në një ekspozitë të fotografive në Ankara nga një person i quajtur Mevlyt Altintash i cili sipas autoriteteve turke, ishte pjesëtar i forcave të policisë së Ankarasë.