Terroristët kanë ndotur ujin e Damaskut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39607-terroristët_kanë_ndotur_ujin_e_damaskut
Drejtoria e ujësjellësit në Damask ka deklaruar se për shkak të ndotjes së burimeve të ujitë të pijshëm nga ana e terroristëve, uji i qytetit të Damaskut është ndërprerë për disa ditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 04:17 Europe/Tirane
  • Terroristët kanë ndotur ujin e Damaskut

Drejtoria e ujësjellësit në Damask ka deklaruar se për shkak të ndotjes së burimeve të ujitë të pijshëm nga ana e terroristëve, uji i qytetit të Damaskut është ndërprerë për disa ditë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se drejtoria e ujësjellësit të Damaskut ka lëshuar një deklaratë ku njoftoi se terroristët kanë kryer sulme kundër të gjitha burimeve të ujit në Damask dhe në rrethinën e tij. Në këtë deklaratë thuhet se Ministria e Burimeve të Ujit të Sirisë do të shfrytëzojë rezervat ekzistuese të ujit për të plotësuar nevojat e qytetarëve. Në këtë deklaratë është theksuar se uji i Damaskut dhe i rrethinës së tij do të përmirësohet në ditët e ardhshme. Vlen të theksohet se me vazhdimin e fitoreve të ushtrisë së Sirisë dhe humbjeve të njëpasnjëshme të terroristëve në këtë vend, grupet terroriste kanë shtuar veprimet e tyre për të shkatërruar infrastrukturën e Sirisë duke krijuar dëme të gjera edhe në sistemin e ujësjellësit në këtë vend.