Bashar Asad: Rusia partnerja kryesore në rimarrjen e qytetit Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39622-bashar_asad_rusia_partnerja_kryesore_në_rimarrjen_e_qytetit_alepo
Presidenti i Sirisë ka thënë se Rusia është partnerja kryesore e Sirisë në operacionin për rimarrjen e kontrollit të qytetit Alepo dhe dëbimin e terroristëve nga ky qytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 07:42 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Rusia partnerja kryesore në rimarrjen e qytetit Alepo

Presidenti i Sirisë ka thënë se Rusia është partnerja kryesore e Sirisë në operacionin për rimarrjen e kontrollit të qytetit Alepo dhe dëbimin e terroristëve nga ky qytet.

Ditën e premte në një bisedë telefonike që pati me presidentin Vladimir Putin, presidenti i Sirisë Bashar Asad tha se rimarrja e qytetit Alepo dhe fitorja në këtë qytet mund të krijojë kushtet për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Presidenti i Rusisë nga ana e tij tha se objektivi kryesor i Rusisë në Siri është vendosja e paqes dhe zgjidhja politike e krizës në Siri. Ai çlirimin e qytetit Alepo e quajtur hap të rëndësishëm në vendosjen e stabilitetit në Siri dhe shtoi se përpjekjet duhet të përqendrohen në vendosjen e armëpushimit në të gjithë Sirinë. Vlen të theksohet se Siria përballet me sulmet e grupeve terroriste që prej vitit 2011.