Vritet një anëtar i lartë i AKP në Turqi
Burimet e sigurisë në Turqi kanë njoftuar për vrasjen e një anëtari të lartë të partisë në pushtet AKP nga persona të armatosur.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, është vrarë nga persona të panjohur të armatosur.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, është vrarë sot në mëngjes në rajonin Çanakaja si pasojë e një sulmi të personave të armatosur.
Burimet policore të Turqisë kanë. deklaruar se kanë filluar hetimet për arrestimin e autorëve të këtij sulmi.
Vrasja e Jëlmaz Bulut, anëtar i lartë i partisë në pushtet në Turqi AKP, ka ndodhur në kohën kur Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, gjatë një fjalimi në Stamboll ka theksuar se ekzistojnë sfida të brendshme dhe të jashtme përpara qeverisë së Turqisë.