Deklarata ministrore e qeverisë së re të Libanit
Qeveria e re e Libanit në një deklaratë ministrore theksoi mbi të drejtën e rezistencës popullore libaneze në përballjen me politikat okupuese të regjimit sionist dhe mbi të drejtën e clirimit të territoreve të okupuara nga ky regjim.
Kjo deklaratë u publikuar sot në pallatin presidencial në Bejrut në prani të presidentit libanez Mishel Aun, të kryeministrit Saad Hariri dhe të të gjithë ministrave të qeverisë së re të Libanit. Sipas traditës libaneze, cdo qeveri në fillim të punës së saj publikon një deklaratë ministrore ku shtjellohen pikat kryesore të politikave të jashtme e të brendshme të qeverisë. Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Libanit kërkoi nga deputetët të jenë të pranishëm në sesionet e së martës, të mërkurës dhe të enjtes, ku do të miratohet deklarata ministrore dhe do t’i jepet votëbesimi qeverisë së re libaneze të kryesuar nga Saad Hariri. Formimi i kabinetit të ri qeverita në Liban u bë i mundur pas zgjidhjes së krizës së gjatë politike që coi në zgjedhjen e presidentit Mishel Aun. Për afro dy vite Libani mbeti pa president për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupeve politike.