Netanjahu: Do të rishikojmë marrëdhëniet me OKB
(last modified Sun, 25 Dec 2016 05:41:26 GMT )
Dhjetor 25, 2016 06:41 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Do të rishikojmë marrëdhëniet me OKB

Pas miratimit të një rezolutë anti-sioniste në KS të OKB, kryeministri i regjimit sionist kat hënë se Izraeli do të rishikojë marrëdhëniet e tij me OKB.

Sipas një raporti të Press Tv, Beniamin Netanjahu i ka kërkuar ministrit të jashtëm të tij që brenda një muaji të rishikojë të gjitha lidhjet e Tel Avivit me OKB sidomos buxhetin për këtë organizatë dhe përfaqësuesin e Izraelit në OKB. Regjimi sionist, vendimin e KS të OKB për të penguar ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze e quajtur vendim të turpshëm dhe theksoi se do të përballet me këtë vendim. Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka deklaruar se ky regjim nuk do të zbatojë rezolutën e miratuar nga KS i OKB për t’i dhënë fund procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. Në deklaratën e lëshuar prej zyrës së kryeministrit Beniamin Netanjahu është kritikuar ashpër edhe vota abstenim e Amerikës dhe është thënë se Amerika nuk ka mundur të mbrojë Izraelin në këtë çështje. Tel Avivi për të neutralizuar pasojat negative të kësaj rezolute, shpreson në bashkëpunimin me Donald Trump dhe me aleatët e vet në Kongresin amerikan, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryeministria sioniste. 14 vende të KS të OKB kanë votuar pro rezolutës në fjalë ndërsa Amerika ka abstenuar. Kjo rezolutë e detyron regjimin sionist të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze mes tyre në lindje të Kodsit.

 

 

Tags