Familjet e terroristëve të ISIS transferohen në lindje të Sirisë
Burimet informative nga Siria njoftuan transferimin e familjeve të terroristëve të ISIS nga qyteti Alepo për në lindje të Sirisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sham Press sipas të cilës pas operacionit për pastrimin e qytetit Alepo në veri të Sirisë, terroristët e ISIS së bashku e familjet e tyre, janë transferuar për në qytetin Dejrul Zur në lindje të Sirisë. Transferimi i familjarëve të terroristëve për në Djerul Zur kryhet në kohën kur ushtria siriane disa ditë më parë ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS në Dejrul Zur dhe në rrethinat përreth tij. Komanda e ushtrisë dhe e forcave popullore të Sirisë, ka njoftuar pastrimin e plotë të qytetit Alepo nga prania e terroristëve, të cilët nga ana e tyre kanë pohuar faktin se kanë pësuar disfatë të rëndë në Alepo.