Ndërhyrja e huaj, faktor i zgjatjes së operacionit në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39811-ndërhyrja_e_huaj_faktor_i_zgjatjes_së_operacionit_në_mosul
Sejed Amar Hakim, kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut ka thënë se faktet dhe dëshmitë tregojnë se disa prej oficerëve të huaj dhe shërbimeve informative të vendeve të tjera janë të pranishëm në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 03:39 Europe/Tirane
  • Ndërhyrja e huaj, faktor i zgjatjes së operacionit në Mosul

Sejed Amar Hakim, kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut ka thënë se faktet dhe dëshmitë tregojnë se disa prej oficerëve të huaj dhe shërbimeve informative të vendeve të tjera janë të pranishëm në Irak.

Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva të Irakut nga prania e terroristëve të ISIS, ka nisur më 17 tetor me urdhër të kryeministrit irakian Hejdar Ebadi. Në ditët e para të nisjes së operacionit për çlirimin e këtij qyteti, forcat e ushtrisë irakiane dhe ato popullore bënë progrese të konsiderueshme mirëpo lufta kundër terroristëve në Mosul vazhdon akoma. Për zgjatjen e kësaj lufte ekzistojnë shkaqe dhe faktorë të ndryshëm mirëpo një prej këtyre shkaqeve është ndërhyrja e fuqive të huaja në operacionin e ushtrisë dhe mbështetja e faktorit të huaj për terroristët e ISIS. Sejed Amar Hakim, kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut ka deklaruar se faktet dhe dëshmitë tregojnë për praninë e disa oficerëve ushtarakë dhe informative të vendeve të tjera në Irak. Përpara kësaj Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka njoftuar mbi praninë e brigadave ushtarake të Turqisë në provincën Ninva, prani e cila është bërë pa kërkesën e qeverisë qendrore dhe me pretekstin e trajnimit të forcave të armatosura të Irakut. Lind pyetja se përse disa vende të huaja si Amerika, Turqia dhe Arabia Saudite duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut dhe në operacionin për çlirimin e Mosulit mundohen të pengojnë çlirimin e plotë të këtij qyteti? Përgjigjja është se këto vende kanë vënë re rolin aktiv dhe të fuqishëm të forcave vullnetare të Irakut në operacionin për dëbimin e terroristëve nga Mosuli dhe kjo bie ndesh me interesat e tyre. Për këtë arsye ndaj këtyre forcave janë ngritur akuza të pabaza. Amar Hakim kryetar i kuvendit të lartë islamik të Irakut dhe kryetar i aleancës kombëtare të shiitëve të Irakut në përgjigje ndaj kritikëve të forcave popullore ka thënë se vendimet që merr Iraku, janë vendime të popullit dhe në përputhje me interesat kombëtare dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët e brendshme të Irakut. Kryetari i aleancës së shiitëve të Irakut shtoi: Krijimi i forcës popullore në Irak në fillim u përkiste shiitëve mirëpo tani me miratimin e parlamentit, kjo forcë është kthyer në një forcë kombëtare. Në nivel rajonal, fitoret e ushtrisë dhe të forcave popullore të Sirisë dhe mbështetësve të tyre për çlirimin e qytetit Alepo dhe pastrimin e këtij qyteti nga prania e terroristëve, ka goditur dhe tronditur rëndë kundërshtarët e shtetit sirian sidomos Arabinë Saudite dhe Amerikën. Këto vende tashmë po mundohen të krijojnë pengesa në rrugën e ushtrisë irakiane për çlirimin e plotë të qytetit Mosul.