Amnistohen me qindra persona të armatosur në provincën Dara të Sirisë
Qeveria e Sirisë ka dhënë pëlqimin për amnistinë 510 persona të armatosur në provincën Dara në jug të këtij vendi.
Agjencia siriane e lajmeve SANA njoftoi se në kuadër të planit për pajtim kombëtar, 150 prej këtyre personave kanë qenë anëtarë të grupeve të armatosura që janë dorëzuar pranë ushtrisë së Sirisë. Bashar Asad, presidenti i Sirisë, muajin e kaluar ka vazhduar edhe për tre muaj të tjerë urdhrin për amnisti të përgjithshme. Kanali televiziv Al Mejadin ka njoftuar se deri më tani rreth 800 persona të armatosur në qytetin Al-Sanemin në provincën Dara në jug të Sirisë, janë dorëzuar pranë ushtrisë së Sirisë dhe të gjitha armët e tyre i kanë dorëzuar pranë ushtrisë së Sirisë. Ndërkohë forcat e ushtrisë së Sirisë kanë shkatërruar bazën e grupit terrorist Ahrare Sham në periferi të Homsit në perëndim të Sirisë. Nga ana tjetër, një grup i civilëve sirianë është vrarë gjatë kohës së largimit nga qytet Al-Bab si pasojë e shpërthimit të minave të vendosura nga grupi terrorist ISIS. Njëkohësisht me këtë, grupi terrorist i ashtuquajtur "Xhejshul-Islam" ka sulmuar me predha disa vendbanime civile në Damask dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektet, por nuk ka patur viktima.