Shpërthim terrorist në Bagdad
Një shpërthim terrorist që ndodhi sot në kryeqytetin irakian, Bagdad, shkaktoi 6 të vdekur e të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në zonën tregtare në rajonin Al-Gazalije të Bagdadit, ku si pasojë 1 civil irakian humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën rëndë. Një shpërthim i ngjashëm ndodhi dje në veri të Bagdadit duke vrarë 12 civilë irakianë dhe duke plagosur 43 të tjerë. Këto sulme u kryen nga terroristët e ISIS në shenjë hakmarrjeje ndaj avancimeve të suksesshme të forcave të ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut, të cilat gjatë muajve të fundit kanë çliruar shumë rajone që ishin pushtuar nga terroristët e ISIS. Qytetet Ramadi, Tikrit dhe Faluxha janë çliruar tashmë nga forcat irakiane, të cilat i kanë përqendruar përpjekjet në çlirimin e qytetit Mosul që është baza e fundit dhe më e rëndësishme e ISIS në Irak.