Ebadi: Edhe tre muaj për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40003-ebadi_edhe_tre_muaj_për_çlirimin_e_mosulit
Kryeministri irakian, Heidar Ebadi tha se për të mposhtur ISIS-in do të duhen 3 muaj kohë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 15:21 Europe/Tirane
  • Ebadi: Edhe tre muaj për çlirimin e Mosulit

Kryeministri irakian, Heidar Ebadi tha se për të mposhtur ISIS-in do të duhen 3 muaj kohë.

Ebadi kishte thënë më herët se qyteti mund të rimerrej në kontroll deri në fund të këtij viti, por komandantët e operacioneve kanë akuzuar për hapat e ngadaltë të sigurimit të mbrojtjes së civilëve, të cilët në vend që të largoheshin siç pritej, kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. “Kushtet tregojnë se Iraku ka nevojë për 3 muaj kohë për të eliminuar ISIS-in” është cituar të ketë thënë Ebadi nga televizioni shtetëror. Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e operacionit, ushtarët elitë të Irakut kanë marrë vetëm çerekun e qytetit Mosul, por më pas u futën në një “operacion rigrumbullimi” gjatë këtij muaji, gjë që nënkuptonte një frenim të ofensivës. Forcat irakiane mund të rifillojnë sulmin në ditët e ardhshme, në atë që konsiderohet si faza e re e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul. Rënia e Mosulit në duart e forcave irakiane do të nënkuptonte edhe fundin e ambicieve të ISIS për të sunduar ndaj miliona njerëzve në kalifatin e vetëshpallur.