Sulmohet ambasada e Rusisë në Damask
Dhjetor 28, 2016 14:55 Europe/Tirane
Terroristët kanë sulmuar sot me mortaja ambasadën ruse në kryeqytetin sirian Damask.
Ministria e Jashtme e Rusisë, me anë të një komunikate bëri të ditur se sulmi është kryer sot në mesditë nga grupet terroriste që janë aktive në rrethinat e Damaskut. Në këtë komunikatë theksohet se ambasada e Rusisë në Damask rrezikohet nga sulmet e terroristëve, të cilët me këto veprime përpiqen të sabotojnë bisedimet e paqes dhe marrëveshjen e armëpushimit. Ky burim thekson se një predhë mortaje ka rënë në oborrin e ambasadës, por nuk ka shpërthyer, ndërsa një tjetër predhë ka shpërthyer në afërsi të ambasadës ruse, por nuk ka shkaktuar viktima.
Tags