Ushtria e Iranit kryen sulme me dronë ndaj bazave amerikane në Kuvajt
-
Sulme me dronë të ushtrisë iraniane ndaj bazave amerikane
ParsToday - Në raundin e ri të sulmeve me dronë nga ushtria e Republikës Islamike të Iranit dhe në fazën e shtatëmbëdhjetë të Operacionit "Rrufeja", janë goditur për herë të dytë depot e municioneve dhe depot e pajisjeve, si dhe personeli i ushtrisë terroriste amerikane në Kuvajt.
Sipas ParsToday, Si pasojë e shkeljes së traktateve ndërkombëtare dhe në kundërpërgjigje ndaj krimeve të armikut arrogant në zonat civile, Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, në një raund të ri sulmesh me dronë dhe në fazën e shtatëmbëdhjetë të Operacionit “Rrofeja”, ka synuar përsëri depon e municioneve të ushtrisë terroriste amerikane në kampin Al-Adiri dhe hambaret e pajisjeve dhe personelit të kësaj ushtrie fëmijë vrasëse në bazën Ali Al-Salem në Kuvajt.
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Lufta jonë është për të mbrojtur identitetin dhe historinë autentike të Iranit, e cila është mijëravjeçare, dhe për të mbrojtur popullin që, në dritën e mësimeve islame, as nuk ushtron hegjemoni dhe as nuk i nënshtrohet hegjemonisë. Mbi këtë bazë, forcat e ushtrisë, me besim të thellë në këtë mësim hyjnor, kanë qëndruar dhe po qëndrojnë të vendosur dhe të palëkundur përballë armiqve të Iranit dhe njerëzimit për të mbrojtur popullin e nderuar”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip