Rusia kundërshton sanksionet e reja ndaj Sirisë
Dhjetor 28, 2016 17:41 Europe/Tirane
Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se Moska kundërshton projektrezolutën e re në KS të OKB për shtimin e sanksioneve kundër Sirisë.
Sergej Riabkov deklaroi se projektrezoluta e prezantuar nga Britania në KS të OKB është e papranueshme dhe parasheh shtimin e presioneve ndaj qeverisë së Damaskut që është në krye të luftës kundër terrorizmit. Sipas tij, vendet e BE duhet të distancohen nga veprimet që shkaktojnë tensione në KS të OKB. Britania ka kërkuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Sirisë me pretekstin e përdorimit të armëve kimike nga ushtria siriane, por raporti i komisionit hetimor të OKB nuk është diskutuar ende dhe nuk përmban të tilla akuza ndaj qeverisë së Damaskut.
Tags