Iraku i gatshëm të ndërmjetësojë për krizën në Siri
Ministri i Jashtëm i Irakut deklaroi se Iraku është i gatshëm të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës në Siri.
Ibrahim Xhafari, ministër i Jashtëm i Irakut, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik tha se Iraku dhe Siria janë dy vende fqinje që po përballen me kërcënimin e terrorizmit dhe siguria e dy vendeve është e ndërlidhur. Duke theksuar se Iraku ka pozitë të rëndësishme në Ligën Arabe, ai shtoi se Bagdadi synon të ndihmojë në përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Turqisë për zgjidhjen paqësore të krizës siriane. Përsa i përket operacionit për çlirimin e Mosulit, ministri i Jashtëm irakian tha se aktualisht, nga 56 lagje të Mosulit, 40 janë çliruar nga forcat irakiane. Ai edhe një herë shprehu kundërshtimin e Irakut ndaj pranisë së forcave turke në veri të këtij vendi.