Inteligjenca e Hezbullahut dhe futja e Libanit në rrugën e integrimit
Dje më 28 dhjetor, parlamenti i Libanit i dha votëbesimin qeverisë së re të kryesuar nga Saad Hariri. Aprovimi i qeverisë së re u konfirmua edhe në një deklaratë të qeverisë libaneze.
Saad Hariri, kryeministër i ri i Libanit më 18 dhjetor ka marrë votëbesimin e parlamentit të këtij vendi. Kabineti i ri qeveritar i Libanit ka 30 ministra prej të cilëve 17 ministra janë nga radhët e partisë 8 Marsi të varur nga Hezbullahut dhe partia Lëvizja për liri kombëtare dhe 13 ministra janë të varur nga partia 14 Marsi e kryesuar nga kryeministri i ri Saad Hariri. Anëtarët e kabinetit të ri qeveritar të Libanit janë prezantuar në një ceremoni ku të pranishëm ishin Mishel Oun president, Nabih Berri kryetar i parlamentit dhe Saad Hariri kryeministër. Në përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, Xhebran Basil do të jetë ministër i jashtëm dhe Nehad Mashnug ministër i brendshëm. Në kabinetin e ri qeveritar të Libanit, ministritë e industrisë dhe minierave dhe ministria e rinisë dhe sporteve do të drejtohen nga përfaqësues të Hezbullahut ndërsa ministria e komunikacionit dhe ajo e brendshme nga lëvizja Mustaghbel e kryesuar nga Hariri. Postet e tjera ministrore janë ndarë mes subjekteve të tjera politike. Pas miratimit, anëtarët e kabinetit të ri qeveritar të Libanit mbajtën një takim të veçantë me presidentin Mishel Oun. Qeveria e re e Libanit ka dy misione të rëndësishme që janë miratimi i reformave në ligjin e zgjedhjeve dhe organizimin e zgjedhjeve në maj të vitit 2017. Ky kabinet do të vazhdojë punën deri në formimin e parlamentit të ri. Saad Hariri, lideri i lëvizjes politike Mustaghbel të Libanit ka deklaruar se Hezbullahu i Libanit është pjesë e strukturës politike të Libanit. Në një prononcim të tij Saad Hariri ka thënë: “Ky është një realitet se në po bashkëpunojmë me Hezbullahun. Edhe ushtria e Libanit po bashkëpunon me këtë grup, prandaj Hezbullahu është ka pozitë të rëndësishme në strukturën politike të Libanit”. Lideri i lëvizjes politike Mustaghbel në vazhdim nuk deshi të përgjigjet rreth pyetjes se a është bërë shkak ndikimi i Hezbullahut në institucionet ushtarake të Libanit që Arabia Saudite të anulojë ndihmat ushtarake për këtë vend ose jo. Prioriteti i punës së qeverisë së re të kryesuar nga Saad Hariri, do të jetë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi mandati 4-vjecar i parlamentit kishte përfunduar në korrik të vitit 2013. Mandati ishte shtyrë në nëntor të vitit 2014 për një afat kohor prej 2 vjet e 7 muaj. Ky afat përfundon në muajin qershor të vitit 2017. Mirëpo për momentin shumë parti politike në Liban janë të pakënaqur nga situata aktuale politike në vend.