Netanjahu kritikon deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40213-netanjahu_kritikon_deklaratën_e_sekretarit_amerikan_të_shtetit
Kryeministri i regjimit, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të sekretarit amerikan të shtetit rreth regjimit sionist dhe ka thënë se këto deklarata janë të njëanshme dhe në dëm të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 05:56 Europe/Tirane
  • Netanjahu kritikon deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit

Kryeministri i regjimit, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të sekretarit amerikan të shtetit rreth regjimit sionist dhe ka thënë se këto deklarata janë të njëanshme dhe në dëm të Izraelit.

Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimi sionist, kritikoi ashpër deklaratën e John Kerry i cili ka konfirmuar rezolutën e KS të OKB kundër regjimit sionist dhe tha se kjo deklaratë ishte anormale dhe se John Kerry është bërë i ndjeshëm mbi kolonitë sioniste. Sekretari amerikan i shtetit në një deklaratë të tij ka kritikuar qëndrimet e fundit të autoriteteve të regjimit sionist mes tyre të kryeministrit Beniamin Netanjahu dhe ka thënë se ndërtimi i kolonive sionistë është shkelje e normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Kerry pa folur për mbështetjen e gjithanshme të Amerikës për Izraelin tha se regjimi sionist ka zbatuar një program të përgjithshëm për konfiskimin dhe uzurpimin e territoreve palestineze në BPLJ. Regjimi sionist që në fillim të vitit 2016 ka zgjeruar së tepërmi programin e konfiskimit të tokave të palestinezëve për ndërtimin e kolonive sioniste dhe ka shkuar deri aty saqë ka shtuar me 439% numrin e tokave të konfiskuara dhe uzurpuara.