Mbështetësit e ISIS kërkojnë shtimin e sulmeve terroriste në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40216-mbështetësit_e_isis_kërkojnë_shtimin_e_sulmeve_terroriste_në_evropë
Një prej grupeve mbrojtëse të ISIS ka kërkuar shtimin e akteve terroriste të këtij grupi në të gjithë Evropën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 05:57 Europe/Tirane
  • Mbështetësit e ISIS kërkojnë shtimin e sulmeve terroriste në Evropë

Një prej grupeve mbrojtëse të ISIS ka kërkuar shtimin e akteve terroriste të këtij grupi në të gjithë Evropën.

Fondacioni mediatik Nashir, një prej përkrahësve të ISIS, ka kërkuar prej mbështetësve të këtij grupi terrorist takfirist që të shtojnë sulmet e tyre terroriste nëpër supermarkete dhe spitale në të gjithë Evropën sidomos gjatë organizimit të festave të krishtlindjeve. Të tilla kërcënime janë bërë shkak për shtimin e masave të sigurisë në Evropë. Pas sulmit me kamion në Gjermani, prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas tunizian, që sipas tyre mund të jetë përfshirë në sulmin e javës së kaluar me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin. Shtetasi 40-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, është arrestuar në Berlin gjatë bastisjes së shtëpisë dhe biznesit të tij, siç thonë prokurorët. Numri i telefonit të tij ka qenë i ruajtur në telefonin celular të Anis Amri, tunizianit që besohet të ketë drejtuar kamionin drejt turmës së njerëzve më 19 dhjetor. Amri, 24 vjeç, u vra gjatë një shkëmbimzjarri me policinë italiane në periferitë e Milanos. Sa i përket të dyshuarit të ri, prokurorët thanë në një deklaratë se hetimet e mëtejshme tregojnë se ai mund të jetë përfshirë në sulmin në fjalë, pas të cilit mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Grupi terrorit takfirist ISIS mori përsipër përgjegjësinë e atij sulmi.