Nis faza e dytë e çlirimit të lindjes së Mosulit
Organizata e luftës kundër terrorizmit në Irak njoftoi nisjen e fazës së dytë të operacionit për çlirimin e zonave lindore të Mosulit, qytet në veri të Irakut.
Kanali Al Alam njofton se në luftën kundër terrorizmit, ushtria irakiane ka nisur fazën e dytë për çlirimin e zonave që lagen nga lumi Eufrat në qytetin Mosul. Ndërkohë zonat e çliruara në provincën Ninva u janë dorëzuar forcave të policisë irakiane, ndërkohë që ushtria është përqendruar për çlirimin e zonave të mbetura në këtë provincë dhe kryeqendrën e saj Mosul. Një tjetër lajm nga Iraku njofton se forcat anti-terrorizëm kanë arritur të çlirojnë rajonin Kods në lindje të Mosulit që më parë mbahej i pushtuar nga terroristët e ISIS. Në përleshjet me ISIS janë vrarë shumë prej anëtarëve të këtij grupi terrorist takfirist dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe janë rrethuar nga ushtria irakiane. Ndërsa forcat popullore të Irakut u kanë dhënë goditje të rëndë terroristëve të ISIS në perëndim të qytetit Telfar në afërsi të kufirit me Sirinë.