ISIS trajnon fëmijët irakianë dhe sirianë
Grupi terrorist ISIS synon të institucionalizojë krimin në mesin e fëmijëve irakianë dhe sirianë.
Agjencia e lajmeve Nun e Irakut ka njoftuar se strukturat e ashtuquajtura gjykata të sheriatit të grupit terrorist ISIS kanë urdhëruar funksionarët e shkollave të qytetit Mosul në veri të Irakut dhe në qytetin Raka të Sirisë që fëmijët t'i njohin me veprimet kriminele të këtij grupi terrorist. Sipas këtij burimi, të gjithë shkollat në qytetet Mosul të Irakut dhe Raka të Sirisë për t'i mësuar fëmijëve shkronjat e alfabetit duhet të marrin shembuj nga të krijuara nga veprimet terroriste të ISIS. Sipas këtij urdhri të të ashtuquajtura gjykata të ISIS, arsimtarët gjatë mësimit të shkronjave P, Sh dhe R duhet të përdorin fjalët si prerje e kokës, shpërthim dhe revolver. Organizata Amnisty International së fundi ka deklaruar se fëmijët e qyteteve Mosul dhe Raka kanë pësuar trauma psikologjike për shkak të krimeve të grupit terrorist ISIS.