Vriten 23 mercenarë sauditë në qendër të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40312-vriten_23_mercenarë_sauditë_në_qendër_të_jemenit
Forcat mercenare të Arabisë Saudite ndërmorën një ofensivë për të pushtuar rajonin Servah në provincën Ma’reb në qendër të Jemenit, por u përballën me rezistencën e fortë të ushtrisë dhe forcave popullore jemenase.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 16:47 Europe/Tirane
  • Vriten 23 mercenarë sauditë në qendër të Jemenit

Forcat mercenare të Arabisë Saudite ndërmorën një ofensivë për të pushtuar rajonin Servah në provincën Ma’reb në qendër të Jemenit, por u përballën me rezistencën e fortë të ushtrisë dhe forcave popullore jemenase.

Në luftimet e zhvilluara në këtë rajon janë vrarë të paktën 23 mercenarë sauditë dhe janë shkatërruar 3 makina ushtarake të tyre. Gjithashtu, artileria e ushtrisë jemenase ka bombarduar sot forcat e ushtrisë saudite dhe pajisjet e tyre ushtarake në rajonin Al-Xharije në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite, duke u shkaktuar dëme të rënda forcave agresore saudite. Një sulm i ngjashëm është kryer edhe në rajonin Rekabe Al-Sidis  në provincën jugore saudite Nexhran. Një snajper i forcave popullore të Jemenit ka vrarë 3 ushtarë sauditë në rajonin kufitar Al-Taleh. Siç njoftoi kanali televiziv Al-Alem, 4 civilë jemenas janë vrarë në sulmin e dronëve amerikanë në provincën Al-Bejda në jug të Jemenit.