Vriten 23 mercenarë sauditë në qendër të Jemenit
Forcat mercenare të Arabisë Saudite ndërmorën një ofensivë për të pushtuar rajonin Servah në provincën Ma’reb në qendër të Jemenit, por u përballën me rezistencën e fortë të ushtrisë dhe forcave popullore jemenase.
Në luftimet e zhvilluara në këtë rajon janë vrarë të paktën 23 mercenarë sauditë dhe janë shkatërruar 3 makina ushtarake të tyre. Gjithashtu, artileria e ushtrisë jemenase ka bombarduar sot forcat e ushtrisë saudite dhe pajisjet e tyre ushtarake në rajonin Al-Xharije në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite, duke u shkaktuar dëme të rënda forcave agresore saudite. Një sulm i ngjashëm është kryer edhe në rajonin Rekabe Al-Sidis në provincën jugore saudite Nexhran. Një snajper i forcave popullore të Jemenit ka vrarë 3 ushtarë sauditë në rajonin kufitar Al-Taleh. Siç njoftoi kanali televiziv Al-Alem, 4 civilë jemenas janë vrarë në sulmin e dronëve amerikanë në provincën Al-Bejda në jug të Jemenit.