Shkatërrohet një helikopter saudit në Nexhran
Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë rrëzuar sot një helikopter Apache të forcave agresore saudite në provincën Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
Në një sulm në këtë provincë, forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë shkatërruar një tank Abraams të ushtrisë saudite duke vrarë 5 ushtarë sauditë që ndodheshin në të. Gjithashtu, mësohet se forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë arritur të marrin nën kontroll disa rajone të provincës Nexhran duke bërë avancime të rëndësishme. Gjenerali i ushtrisë jemenase Abdullah Rashed Alborzi, në një intervistë më agjencinë e lajmeve FARS, deklaroi se Rijadi në agresionin kundër Jemenit është mbështetur në përkrahjen e Amerikës, Anglisë dhe disa vendeve vasale arabe, por i ka bërë llogaritë gabim.